• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Furlani: Pioli te 5 më të mirët, Zhiru dhe Menja do firmosin

16/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Si zakonisht përpara ndeshjeve europiane te “Djalli”, ka qenë Xhorxho Furlani që ka marrë fjalën. Të shumta tematikat e prekura nga administratori i deleguar kuqezi që fillimisht i hap dyert rinovimit të Zhirusë, teksa nuk duket fort i sigurtë për atë të Menjasë.

furlani

PIOLI – “Stefano është vetëm një nga pesë trajnerët që ka arritur 100 fitore me Milanin dhe për të arritur këtë objektiv ka zhvilluar vetëm një ndeshje më shumë se Ançeloti. Ai është trajneri ynë dhe ka bërë një ecuri fantastike. Marrëdhënia mes trajnerit dhe klubit është fenomenale. Është më solid se kurrë në stolin e Milanit”.

ZHIRU – “Kur mbërriti, Zhiru nënshkroi për dy vjet, më pas e zgjati edhe një vit, sepse kishte bërë shumë mirë. Ndoshta është pak herët, por dera është e hapur nëse ai dëshiron të qëndrojë”.

MENJA – “Ai është një nga portierët më të mirë në botë, i kanë mbetur edhe dy vjet e gjysmë nga kontrata e tij, shpresojmë të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë”.

SERIA A – “Në Itali futbolli nuk trajtohet si industri dhe për këtë arsye nuk jemi në gjendje të jemi konkurrues në nivel europian. Ka rregulla dhe ligje të tjera që na vënë në disavantazh në krahasim me pjesën tjetër të Europës. Pa punuar si sistem, nuk do të mund të arrijmë kurrë në majat elitare. Ky është realiteti i trishtë megjithatë jemi Milani dhe e kemi për detyrë të synojmë çdo trofe”.

TIFOZËT – Ata janë gjithmonë shumë të ngrohtë. Nuk e kemi fituar Ligën e Europës prandaj do të përpiqemi të nderojmë kompeticionin dhe tifozët tanë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Griezmann: Kalimi te Barcelona ishte një gabim, nuk duhej të largohesha nga Madridi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.