Sunday, 9. August 2026
Sport

Fustal “Forca”, gati për sfidat e Ligës së Kampionëve

GS 20/08/2024 1 Min. Lesezeit

Futsal “Forca” pas përgatitjeve disa ditore, beson se është gati për të zhvilluar sfidat eliminatore në Ligën e Kampionëve.

Skuadra kampione në futsal në Maqedoni, do takohet me skuadrat evropiane si “Blu Mexhik” nga Irelanda, “Renxhersi” nga  Andora dhe skuadra malazeze e Titogradit.

Gazmend Husejini, trajner i Futsal “Forca”, tha: “Jemi maksimalisht të përgatitur. Kam cekur ehde më herët se gjithë ekipi jemi me një përvojë jashtëzkonisht të madhe në garat ndërkombëtare.

Jemi përgatitur fizikisht , poashtu edhe psiqikisht dhe kundërshtarin e kemi analizuar mjaft mirë dhe gjasat janë të shumta ta kalojmë këtë fazë”.

Teilen: