Friday, 6. November 2026
Sport

Futboll, derbi kryesor luhet në Gjilan

GS 06/11/2026 1 Min. Lesezeit

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë edhe këtë javë me xhiron e saj të rregullt përpara se të pushojë për dy javë shkaku i ndeshjeve të Kombëtareve.

Sot, të shtunën dhe të dielën, në tri orare të ndryshme, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 13-të.

Pothuajse të gjitha përballjet janë interesante, por ndeshja që do ta ketë vëmendjen kryesore është ajo ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës, e cila luhet të shtunën nga ora 16:00.

Të shtunën, por prej orës 13:00 do të jetë përballja ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Ballkanit që luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Kjo xhiro e Superligës nis sot me duelin Dukagjini – Llapi nga ora 17:00 për t’u mbyllur të dielën me ndeshjet Drenica – Drita dhe Vushtrria – Prishtina që startojnë në orën 13:00.

Teilen: