Friday, 22. May 2026
Sport

Futboll, Drita – Ballkani luhet të martën

GS 10/03/2025 2 Min. Lesezeit

Nuk ka pushim për skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll.

Në mesjavë, më saktësisht të martën, mërkurën dhe enjten do të zhvillohet ndeshjet e xhiros së 24-t të elitës së futbollit kosovar.

Të martën, janë dy ndeshje, të mërkurën dy kurse xhiroja do të mbyllet të enjten me duelin Suhareka – Feronikeli ’74, i cili nis në orën 14:00.

Megjithatë, kjo xhiro do të hapet me ndeshjen derbi, atë ndërmjet Dritës dhe Ballkanit, që do të luhet të martën prej orës 14:00 në Gjilan.

Drita është  e para në tabelë dhe po marshon drejt titullit të kampionit, me Ballkanin që do të mundohet ta ndaloj ekipin e Zekirija Ramadanit.

Drita ka 50 pikë, 10 më shumë se Ballkani dhe në këtë përballje futet pas humbjes që e pësoi nga Llapi kurse kampioni në fuqi nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar 1 humbje e 1 barazim.

Dueli tjetër i së martës është ai ndërmjet Ferizajt dhe Llapit, skuadra që po luftojnë për t’u larguar nga zona e rënies.

Ferizaj është i 6-ti me 29 pikë, tri më shumë se Llapi që është i teti në tabelë djhe në katër ndeshjet e fundit ka dy fitore e po aq barazime.

Edhe kjo përballje nis në orën 14:00 sikurse edhe ndeshja ndërmjet Malishevës e Gjilanit që luhet të mërkurën.

Gjilani është në formë të mirë, ku në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore e një barazim kurse Malisheva ka 2 humbje, 1 barazim e 2 fitore.

Malisheva është e treta në tabelë me 37 pikë, tri më pak se Gjilani që është ngritur në pozitën e katërt.

Të mërkurën, por prej orës 12:30, luhet ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit, e cila zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali.

Teilen: