Monday, 13. April 2026
Sport

Futboll edhe gjatë ballotazhit, FFK-ja zbulon orarin e ndeshjeve të Superligës

GS 06/11/2025 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin për javën e 13-të në Superligë.

Nga dy ndeshje, zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Drenica e pret Ballkanin në “Bajram Aliu”, kurse Llapi e pret Prishtinën e Re në “Zahir Pajaziti”, të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.

Të dielen, Malisheva e pret Gjilanin në “Liman Gegaj” dhe Ferizaj e pret Dukagjinin në “Stadiumin e Qytetit”. Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.

Kujtojmë që ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës që ishte e paraparë të zhvillohet të hënën është shtyrë.

Teilen: