• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbolli i femrave, Partizani-Tirana hap javën e katërt

17/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Java e katërt e kampionatit të futbollit të femrave do të luhet e ndarë në tri ditë, të premten, të shtunën e të dielën. 10 skuadra do të zbresin në fushë, teksa sfida më pikante e kësaj jave është pa dyshim derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana.

Kjo do të jetë edhe ndeshja hapëse e javës së katërt, që do të luhet të premten në stadiumin “Arena e Demave” në ora 13:00. Të kuqet po kalojnë një formë mjaft të mirë këtë sezon, teksa vajzat bardheblu kanë pësuar një humbje dhe kanë marrë një fitore.

Të shtunën do të luhen dy takimet e tjera të kësaj jave. Egnatia do të udhëtojë drejt Durrësit për sfidën ndaj Teutës, që do të luhet në aneksin e stadiumit “Niko Dovana” në qytetin bregdetar, në ora 11:00. Pas fitores me Gramshin në “Shtëpinë e Futbollit”, Vllaznia do të përballet me Lushnjen. Sfida do të luhet në ora 13:00 në “Reshit Rusi”.

Të dielën do të zhvillohen edhe dy sfidat e tjera të javës së katërt. Lacci pret në shtëpi ekipin e Gramshit. Ndeshja është programuar të nisë në ora 11:00. Në sfidën e fundit të javës, Apolonia do të luajë kundër Kinostudios në aneksin e stadiumit “Loni Papucciu” në ora 15:00.

Kategoria Superiore për femra – Java 4

E premte, 18 tetor

Partizani – Tirana                          13:00

E shtunë, 19 tetor

Teuta – Egnatia                              11:00

Vllaznia – Lushnja                          13:00

E diel, 20 tetor

Laçi – Gramshi                               11:00

Apolonia – Kinostudio                   15:00

Next Post

Arratia e derbit.

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.