• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbolli i vajzave/ Presidenti i FIFA-s uron Vllazninë për titullin kampion

07/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për skuadrën kampione të Shqipërisë në futbollin e vajzave, KFF Vllaznia. Kreu i qeverisë Botërore të Futbollit ia ka adresuar letrën Presidentit të FSHF dhe klubit shkodran të vajzave, të cilat i ka uruar për suksesin në sezonin futbollistik 2023-2024.

Gianni Infantino vlerëson punën e skuadrës shkodrane, teksa nuk ngurron të falënderojë Presidentin Duka dhe FSHF-në për mbështetjen e vazhdueshme që i jep futbollit të vajzave në Shqipëri. /FSHF

Letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dërguar Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:

“I dashur President,

Me anë të kësaj letre, kam kënaqësinë të uroj kampionen e Shqipërisë, KFF Vllaznia Shkodër!

Përpjekjet dhe rezultatet e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit janë shpërblyer, duke fituar këtë titull të rëndësishëm. Urime secilit anëtar të ekipit dhe klubit për këtë arritje të madhe.

Duke ju falënderuar juve President dhe Federatën tuaj për mbështetjen, punën dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm për të zhvilluar futbollin e vajzave në vendin tuaj,

Pres me padurim t’ju shoh përsëri së shpejti,

I juaji në futboll,

Gianni Infantino”

Next Post

EURO 2024/ Italia publikon listën përfundimtare, Spalletti me mungesa në mbrojtje drejt Gjermanisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.