• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari i kombëtares “axurre”

02/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-futbollisti i njohur italian, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai ishte një figurë e njohur në futbollin italian, me një karrierë të shquar që përfshinte eksperiencën si lojtar në klubet Torino dhe Xhenoa, ndërkohë që gjithashtu ka veshur pesë herë fanellën e kombëtares italiane.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Agropi vazhdoi të kontribuonte në futbollin italian si trajner, duke drejtuar klube të tilla si Fiorentina, Peruxhia dhe Komo.

Më vonë, ai e gjeti pasionin e tij në komentimin sportiv, duke punuar si komentues në radio dhe TV, ku u bë i njohur për pasionin dhe njohuritë e tij të thella për sportin.

Agropi vdiq mëngjesin e sotëm në spitalin e Piombinos, qyteti i tij i lindjes, ku ishte shtruar për disa ditë për shkak të një pneumonie dypalëshe. Ai ishte duke marrë trajtim intensiv për këtë sëmundje. Lajmi i ndarjes së tij ka trishtuar shumë tifozë të futbollit dhe kolegë në Itali.

 

/vizionplus.tv

Next Post

Ronaldo deklaroi se Vinicius e meritonte 'Topin e Artë', replika e Rodrit: Kur votonin për ty nuk kishe kundërshtime…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.