• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbolli italian në zi! Ndahet nga jeta legjenda Toto Skilaçi

18/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbolli italian dhe ai botëror ka marrë sot lajmin e trishto të ndarjes nga jeta të një legjende të vërtetë përtej Adriatikut. Salvatore Skilaçi, i njohur nga të gjithë si Toto, është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare pas një beteje të vështirë me tumorin në kolonë.

skilaci

I lindur në Palermo, Skilaçi kishte bërë emër me skuadrën e Mesinës, duke siguruar kalimin te Juventusi në vitin 1989. 15 gola të shënuar në 30 ndeshje me bardhezinjtë i siguruan jë biletë me përfaqësuesen në Botërorin e vitit 1990 që organizohej pikërisht nga Italia dhe ai aty u bë protagonisti absolut me golat e tij. Skilaçi shënoi 6 gola në atë turne, duke u bërë golashënuesi më i mirë i tij dhe duke fituar edhe vendin e dytë në renditjen e “Topit të Artë” në atë vit, pas krahëve të fituesit Mateus.

Më pas karriera e tij nuk ishte aq e shkëlqyer, edhe pse ia doli të vishte edhe fanellën e Interit. Në 1994, ai vendosi të transferohej në Japoni, ku luajti deri në vitin 1997, teksa u kthye në nëj prej pionierëve të grupit të lojtarëve që u shpërngulën në Azinë e largët. Më pas, jeta e tij ishte larg futbollit të fushës, më shumë në emisionet televizive italiane, pasi për këtë vend mbetej gjithmonë një idhull.

Deri në vitet e fundit kur beteja e tij me tumorin në kolonë e largoi edhe nga ekranet. Disa ditë më parë, ai u shtrua me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij. Sot, familjarët dhanë lajmin e trishtë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Reali mendon për të ardhmen, madrilenët “pikëtojnë” 4 yje në Premier Ligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.