• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbolli për të gjithë/ Ul siparin turneu ballkanik i të amputuarve, Turqia shpallet kampion

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Turneu ballkanik i futbollit të amputuarve uli siparin ditën e sotme, pasi u zhvillua ndeshja e fundit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi përfundoi me fitoren e ekipit përfaqësues të Kosovës me rezultatin 2-0.

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvilluan në total 3 ndeshje dhe pas grumbullimit të pikëve ekipi kampion u shpall Turqia, që triumfoi ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.

Turneu “Balkan Region Amputee Tournament” u zhvillua nën kujdesin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA dhe ky aktivitet i strategjisë së përgjegjësisë sociale kishte si qëllim të përçonte mesazhin që futbolli është për të gjithë.

Pas përfundimit të ndeshjes u organizua ceremonia e turneut dhe u ndanë kupat. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i dorëzoi kupën ekipit kampion të Turqisë, kupën e vendit të dytë Kosovës dhe kupën fair-play skuadrës së Shqipërisë.

Rezultatet

Shqipëri – Turqi 0-11

Turqi – Kosovë 12-0

Shqipëri – Kosovë 0-2

Next Post

Juventusi në emergjencë, Thiago Motta konfirmon 7 mungesa ndaj Lazios

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.