Wednesday, 18. March 2026
Sport

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Flamurtarit dhe Tiranës

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbolli shqiptar ka hasur me një lajm të trishtë mëngjesin e ditës së sotme, pasi ish-sulmuesi i Flamurtarit, Anesti Vito ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare. Dyshohet se i ndjeri ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak.

Vito ka luajtur në karrierën edhe me Tiranën ku u shpall kampion në vitin 2000, por gjithashtu edhe për Tomorin, Bylisin dhe Albpetrolin.

Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur klubi i Flamurtarin me anë të një postimi në Facebook./h.ll/abcnews.al

Teilen: