Monday, 18. May 2026
Sport

Futbolli spanjoll në zi, vdes një nga drejtuesit e Real Madridit

GS 25/10/2023 1 Min. Lesezeit

Fernando Fernandez Tapias nënkryetari i parë i Real Madridit, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Ai ishte anëtar i klubit madrilen që nga 13 tetori 1993, raportojnë mediat në Spanjë.

I lindur në Vigo më 24 nëntor 1938, Tapias ishte president i CEIM Business Confederation of Madrid-CEOE midis 1985 dhe 2002.

Ai ishte gjithashtu drejtor i kompanive si Union Fenosa, Viajes Marsans dhe Construcciones OHL. /Lajmi.net/

Teilen: