Friday, 15. May 2026
Sport

Futbollist i lindur në Etiopi i bashkohet ushtrisë izraelite

GS 09/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i ligës së parë izraelite, FC Hapoel Hadera, Menashe Zalka, ka vendosur të lërë mënjanë këpucët e futbollit dhe t’i bashkohet ushtrisë së vendit ku luan.

Zalka është nga Etiopia dhe doli vullnetar për të ndihmuar Izraelin, vendin që e pranoi dhe u bë shtetas, raportojnë mediat në izraelite, shkruan lajmi.net.

  

Izraeli ditët e fundi po përballet me sulme nga organizata Hamas.

Ai u rrit në juniorët e Hapoel Hadere, ka dy shtetësi të Izraelit dhe Etiopisë dhe duke u regjistruar në ushtri vendosi të provojë dashurinë e tij për vendin ku po ndërton karrierën e tij. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: