Lojtarët iranianë ende presin të pajisen me viza për Kupën e Botës, tha presidenti i Shoqatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj.
SHBA-të janë në luftë me Iranin dhe të dy vendet janë aktualisht në mes të një armëpushimi njëmujor.
Taj tha se “çështja e vizave ende nuk është zgjidhur”.
“Nesër ose pasnesër do të kemi një takim vendimtar me FIFA-n. Ata duhet të na japin garanci”, i tha ai agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.
“Nuk kemi marrë asnjë informacion nga pala tjetër në lidhje me atë se kush ka marrë viza. Ende nuk janë lëshuar viza”, shtoi ai.
Ndeshja e parë e Iranit është kundër Zelandës së Re më 15 qershor. Tre ndeshjet e ekipit aziatik do të luhen në Shtetet e Bashkuara – dy në Los Angeles dhe një në Seattle.