Kombëtarja e futbollisteve të Kosovës do të zhvilloj sot miqësoren kundër Estonisë, në kryeqytetin Talin.
“Dardanet” e udhëhequra nga Sami Sermaxhaj, do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore kontrolluese kundër kombëtares së Estonisë.
Dueli i ditës së sotme nis nga ora 16:00, në Estoni ndërsa në orën 17:00 me kohën lokal në Kosovë.
Këto ndeshje do të shërbejnë si fazë testuese para përballjeve të “play off”-it të Ligës së Kombeve, ku Dardanet për kundërshtar do ta kenë Turqinë.
Përzgjedhësi i Kombëtares, Sami Sermaxhaj, ka theksuar se datat e ndeshjeve nuk janë të përshtatshme për Kosovën, për shkak të përfundimit të kampionatit, por thekson se respektohen datat e UEFA-s dhe se ky grumbullim është i vlefshëm për të testuar lojtaret e reja.
Ndeshja e dytë kundër Estonisë, do të zhvillohet më 1 korrik.