• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbollistet e Kosovës mposhten thellë nga Turqia

24/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova është thuajse pa gjasa për kthim në Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Të premten mbrëma në “Fadil Vokrri”, futbollistet e Kosovës u mposhtën thellë, 4:0, nga Turqia.

Ishte kjo ndeshja e parë e plejofit për Ligën B në Ligën e Kombeve. Ndeshja e kthimit është pas katër ditësh në Izmir, ndërsa rezultati i ndeshjes së parë e bënë sfidën në Turqi pa shumë vlerë.

Përfaqësuesja më e suksesshme pas dy ndeshjeve luan në Ligën B në kampanjën e ardhshme, ndërsa përfaqësuesja humbëse luan në Ligën C.

Futbollistet e Turqisë herët i dhanë fund dilemës së fituesit.

Kader Hançar shënoi që në minutën e pestë për 1:0. E njëjta futbolliste realizoi golin e dytë në minutën e dhjetë. Hançar në minutën e 23-të asistoi për Melike Pekel, që e shënoi golin për 3:0. Pekel asistoi për 2:0.

Busem Sheker e vendosi rezultatin përfundimtar 4:0, në minutën e 81-të.

Në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve, Kosova ishte në ligën C, që është niveli i tretë. Përfundoi e dyta në grup, pas Letonisë dhe para Maqedonisë së Veriut. Si e dyta në grup siguroi plejofin.

Next Post

Bordin: Duhet të përmirësohemi, humbja me Vllazninë na tregon ku gabojmë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.