Thursday, 22. January 2026
Sport

Futbollistet e Kosovës mposhtin Hong Kongun

GS 21/02/2024 1 Min. Lesezeit

 

Kombëtarja e Kosovës në futboll (femrat), e ka nisur me fitore turneun ndërkombëtar “Turkish Women’s Cup” që po mbahet nga Antalia të Turqisë ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Kosova, të mërkurën e mposhti me rezultatin minimal 1:0 Hong Kongun, në ndeshjen e parë.

Kosova dominoi plotësisht ndeshjen, por nuk arriti të realizoj më shumë se një gol. Golin e vetëm në këtë ndeshje, e shënoi Elizabeta Ejupi në minutën e 78-të.

Po ashtu, përzgjedhësja e Kosovës, Anneli Andersen në këtë ndeshje u ka dhënë hapësirë edhe futbollisteve që kanë pasur minutazhë më të vogël në të shkuarën.

Duelin e radhës në këtë turne, Kosova e luan të shtunën më Estoninë, përpara se të përballet me Indinë më 27 shkurt.

Teilen: