• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbollistet e Kosovës nisin punën me selektorin Sermaxhaj

22/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollistet e Kombëtares së Kosovës, të martën kanë nisur grumbullimin katërditor nën drejtimin e selektorit të ri, Sami Sermaxhaj.

Ky grumbullim po mbahet në kampin nacional të FFK-së, në Hajvali dhe do të zgjasë katër ditë kurse ka për qëllim përgatitjen e ekipit për turneun ndërkombëtar që zhvillohet muajin tjetër në Egjipt.

Gjatë këtij kampi stërvitor, futbollistet e ekipit A të Kosovës do të zhvillojnë edhe ndeshje kontrolluese, ku të premten do të përballen me Kosovën U19.

Ky grumbullim, gjithashtu është edhe një mundësi e mirë për trajnerin Sermaxhaj për të krijuar lidhje më të fortë me lojtaret në mënyrë që të kenë paraqitje sa më të mira në ndeshjet e ardhshme.

Sermaxhaj, të hënën mbrëma ka marrë detyrën e selektorit të ekipit A të femrave dhe do të mundohet që ta përgatit sa më mirë për muajin tjetër.

Futbollistet e Kosovës në turneun ndërkombëtar, ndërsa janë në të njëjtin grup me Argjentinën, Brazilin dhe Egjiptin.

Për selektorin Sermaxhaj, ky turne është i mirëseardhur pasi synon që ta përgatit ekipin sa më mirë për kualifikimet e ardhshme.

Për këtë grumbullim kanë folur edhe futbollistet, të cilat janë shprehur të kënaqura me punën e selektorit të ri.

Sermaxhaj në këtë post ka zëvendësuar suedezen Karin Anneli Andersen që ishte në këtë post prej vitit 2022.

Next Post

Kundër Bayer, 100 ndeshje me Barçën, Raphinha: Shpresoj të festoj me fitore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.