• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Futbollistët e sotëm me mendjen te po*no dhe bixhozi”, Sauthgejt: Si influencus të pashpirt po mashtrojnë të rinjtë

20/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt,  ka dhënë një intervistë për “BBC”, ku është mbështetur për nga mënyra se si futbollistët po e shpenzojnë kohën dhe po rriten.

sauthgejt

Ai ka shprehur shqetësimin e tij se influencerat e pashpirt, manipulues dhe toksikë po zënë vendin e figurave tradicionale të babait në shoqëri dhe po kontribuojnë në çështjet e shëndetit mendor të të rinjve. Ish-trajneri i Anglisë vuri gjithashtu në dyshim nëse fitimi i një trofeu është i vetmi shënjues i suksesit, pas humbjes në finalet e njëpasnjëshme të Kampionatit Evropian, teksa mbajti leksionin prestigjioz të “Richard Dimbleby” të martën.

Sauthgejt flet edhe për mënyrën se si i ka kaluar muajt e fundit duke vizituar qendrat komunitare, shkollat, madje edhe një burg ndërsa përpiqet të mësojë më shumë për atë që ai e quan ndikimi i paepur i mediave sociale.

“Ka një temë që vazhdon të sillet në vëmendjen time. Dhe janë prindërit ata që vazhdojnë ta ngrenë atë. Të rinjtë po vuajnë. Ata po ndihen të izoluar, po luftojnë me maskulinitetin e tyre dhe me vendin e tyre më të gjerë në shoqëri. Futbollistët shpenzojnë më shumë kohë në internet duke kërkuar orientim dhe po bien në alternativa jo të shëndetshme, si: lojërat, bixhozi dhe pornografia.

Dhe ky boshllëk mbushet nga një lloj i ri modeli që nuk e kanë interesin e tyre për nga e mira. Këta janë influencues të pashpirt të rrjeteve sociale, manipulues dhe toksikë, shtysa e vetme e të cilëve është për përfitimin personal të tyre. Ata me dëshirë mashtrojnë të rinjtë që të besojnë se suksesi matet me para ose dominim”, deklaroi Sauthgejt.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Aleati më i afërt i Allegrit përjashton Milanin dhe zbulon destinacionin e mundshëm të strategut italian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.