Wednesday, 4. March 2026
Sport

Futbollistët më të shtrenjtë të Rumanisë, një prej tyre luan në Serie A

GS 16/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Rumanisë sonte luan ndeshjen ndaj Kosovës në stadimin “Fadil Vokrri”, të vlefshme për para-kualifikim në Euro 2024.

Futbollisti më i shtrenjt i Rumanisë është Radu Dragusin, i cili luan në Serie A te skuadra e Genoas dhe ka vlerën në sajtin “Transfermarkt” 8 milionë euro, shkruan Lajmi.net

  

Lojtari i dytë më i shtrenjt te rumunët është Nicolae Stancio, i cili është edhe kapiten dhe vlera e tij shkon deri në 6.5 milionë euro – kurse skuadra ku luan është Wuhan Three Towns.

Dy lojtarët tjerë me vlerë të lartë, janë: Darius Olaru (5.3 milionë euro) dhe Ianis Hagi (5 milionë euro), ky i fundit luan në ekipin skoces, Rangers.

Vlera totale e Rumanisë sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 78.3 milionë euro./Lajmi.net/

  


Teilen: