Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, do të luaj në futbollin italian. Genoa ka arritur marrëveshjen me Al-Ittihad për huazimin e 23-vjeçarit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Mitaj ka mbërritur tashmë në Genova për të kryer procedurat përfundimtare përpara zyrtarizimit të transferimit.
Klubi italian mposhti konkurrencën e disa skuadrave portugeze për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Pas një aventure të suksesshme në Arabinë Saudite me Al-Ittihad, ku fitoi kampionatin dhe Kupën e Mbretit, Mitaj rikthehet në Evropë me synimin për të qenë protagonist në Serie A.
Kalimi te Genoa konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e tij dhe një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë në orët e ardhshme, raportojnë mediat në Itali.