Futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe Ujpestit, Lirim Kastrati ka përjetuar një moment aspak të mirë me ekipin e tij në Hungari.
Kastrati gjatë një dyluftimi me një futbollist kundërshtar ra në fushë pa ndjenja, raporton mediumi hungarez, m4sport.hu, transmeton lajmi.net.
Pasi gjendja e tij u përmisua, Kastrati kërkoi të vazhdonte lojën megjithatë në fund profesionistët e bindën dhe u zëvendësua nga Krisztian Simon.
Përkundër se stafi mjekësor bëri të ditur se nuk ka ndonjë problem serioz, Kastrati u dërgua në spital.
Ujpest në fund mposhti Kecskemet 3:0 dhe futbollistët pas ndeshjes mbanin në duar fanellën e Kastratit.
Për ta parë momentin në fjalë klikoni KËTU./Lajmi.net/