Monday, 13. April 2026
Sport

Futbollisti i Kosovës pëson lëndim të rëndë në Zvicër

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i skuadrës zvicerane Luzern, Ismajl Beka, ka pësuar lëndim të rëndë në Zvicër.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës u lëndua në takimin ndaj Lausannen.

  

23 vjeçari u lëndua në minutën e 55-të dhe u detyrua të largohej nga loja për t’ia lëshuar vendin bashkëlojarit Mauricio Willimann.

Ai u largua me ndihmën e mjekëve derisa pritet të mësohet saktësisht shkalla e lëndimit pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore.

Lausanne e fitoi këtë lojë me rezultat 3:1, ndërsa golin e vetëm për Luzernin e shënoi Ardon Jashari (reprezentues i Zvicrës) për epërsinë e përkohshme të mysafirëve.

Beka u ftua nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet e tetorit, por ky lëndim do t’ia pamundësojë atij që të jetë pjesë e “Dardanëve” kundër Andorrës dhe ndaj Izraelit.

Sigurisht se ky lëndim ia pamundëson grumbullimin me Kosovën. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: