Tuesday, 17. March 2026
Sport

Futbollisti i Kosovës, që vlerësohet 2 milionë euro, mbetet pa ekip deri në verë

GS 17/03/2026 1 Min. Lesezeit

Zymer Bytyqi është një rast i çuditshëm për këtë sezon. Sulmuesi shqiptar qëndron pa ekip, pasi e mbylli me CSKA Sofian në verën e kaluar.

Bytyqi ka vendosur të qëndrojë pa ekip gjatë kësaj kohe, ndërsa asnjë klub nuk e ka bindur për transferimin. Pavarësisht kësaj, vlerësimi në tregun e “transfermarkt” i mbetet 2 milionë euro.

Gjatë sezonit është stërvitur edhe me ekipin e Viking në Norvegji, që të jetë në formë dhe pse pa minuta. Te klubi në fjalë numëron më tepër ndeshje gjatë karrierës së tij.

Për 29-vjeçarin e përfaqësueses së Kosovës është edhe sezoni më i vështirë në karrierë. Një pauzë të tillë e kishte edhe në vitin 2024, kur për rreth pesë muaj qëndroi pa ekip.

Teilen: