Vjedhjet e shtëpive të futbollistëve janë kthyer në “modë” prej kohësh. I fundit që e ka pësuar është Matia Zakanji, futbollisti i Lacios dhe kombëtares italiane.
Gjatë mbrëmjes së të martës, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e 28-vjeçarit italian, duke grabitur para dhe sende me vlerë.
Për fat të mirë çifti dhe djali i tyre nuk gjendeshin në apartament gjatë ngjarjes së hidhur në kryeqytetin italian.
Zakanji ka denoncuar menjëherë në polici, aty ku ka theksuar se grabitësit i kanë vjedhur në total rreth 70 mijë euro! Ku përfshihen bizhuteri të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë të konsiderueshme.
PANORAMASPORT.AL