Monday, 16. March 2026
Sport

Futbollisti i Liverpoolit nuk udhëton në Gjermani, afër marrëveshja me klubin nga Arabia Saudite

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Liverpoolit do të udhëtojë në Gjermani për përgatitje para-sezonale.

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Fabinho nuk do të udhëtoj me klubin “The Reds” për shkak se pritet të bëjë një lëvizje gjatë afatit kalimtar, shkruan Lajmi.net

Fabinho do të transferohet te skuadra nga Arabia Saudite, Al Ittihad dhe tashmë ka arritur marrëveshje personale.

Sezonin e kaluar Fabinho me Liverpoolin zhvilloi 49 paraqitje dhe bëri dy asiste. Me “The Reds” futbollisti brazilian ka fituar titullin e Premier League, Ligës së Kampionëve, Super Kupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube./Lajmi.net/

  


Teilen: