• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Futbollisti i Llapit shpallet më i mirë në xhiron e fundit të Superligës

26/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 36-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Llapit, Ahmed Januzi i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër FC Dukagjini (3:1), duke i dhënë mundësi skuadrës së tij të jetë në barazhin e sivjetmë.

Pasi mori këtë çmim, Januzi u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës:

“Ky vit ka qenë shumë zhgënjyes për ne, sepse kishim ambicie të mëdha: lufta për titull dhe fitorja e Kupës. Nuk ishte një vit i mirë, por sido që të jetë, jemi këtu ku jemi dhe jemi të përqendruar te barazhi. Do ta japim më të mirën për këtë fanellë. Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë ecuri, por këto i përkasin së kaluarës. Kampionati i sivjetmë ka qenë shumë më i vështirë se vitet e kaluara, sepse as Llapi nuk është paraparë të jetë në fund të tabelës –por kjo është futbolli. Ndeshja ndaj Vushtrrisë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë; do të luaj kundër vendlindjes sime. Normalisht që është kënaqësi të marrësh tituj e trofe, si me klubin ashtu edhe individualisht, dhe këtu kanë meritë edhe bashkëlojtarët, sepse nuk mund të jesh individualist i mirë nëse nuk jemi grup. Uroj që lojtarët e rinj të shpallen më të mirët e javës, sepse kanë ambicie, kanë qëllime, por edhe kanë talent e cilësi –siç është Arianit Hasani”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Next Post

Alonso prezantohet te Reali: Ky është fillimi i një epoke të re

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.