• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbollisti i Manchester City, Matheus Nunes u arrestua në Madrid

02/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reprezentuesi portugez Matheus Nunes dyshohet se u arrestua në Madrid në fillim të shtatorit.

Sipas gazetës spanjolle El Mundo, lojtari i Manchester City u ndalua dhe u mor për t’u marrë në pyetje pas ngjarjeve që ndodhën në klubin e natës La Riviera, transmeton GazetaBlic Sport.

I njëjti burim bën me dije se më datë 8 shtator është thirrur Policia pasi dyshohet se i ka marrë celularin një personi që e kishte fotografuar në tualet. Nunes nuk ishte i lumtur, ai hoqi pajisjen nga dora dhe burri thirri policinë.

Lojtari ishte në Madrid me miqtë, duke përfituar nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare. Sipas njoftimit të policisë, të cituar nga gazeta, Nunes i ka vjedhur celularin 58-vjeçarit në banjën e klubit të natës.

Dëshmitarët kanë treguar se burri ka fotografuar lojtarin brenda në tualet dhe se futbollisti i inatosur ia ka marrë celularin. Parashtrohet një version tjetër: viktima e supozuar e preku lojtarin në banjë ndërsa ai kishte celularin në dorë dhe Nunes ia hoqi celularin duke menduar se e kishte fotografuar.

Me të mbërritur policia konstatoi se Nunes kishte celularin e dikujt tjetër dhe pasi mori deklaratën e viktimës, ai u vu në pranga dhe përfundoi në komisariatin e Arganzuelas. Lojtari kontaktoi avokatin e tij dhe u la i lirë pasi dha një deklaratë. Gjithashtu theksohet se Matheus Nunes nuk ishte i pranishëm në gjykatë pavarësisht akuzës për grabitje.

/GazetaBlic Sport/

Next Post

Inzaghi: Mora përgjigjet që doja nga Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.