Gazeta spanjolle “Marca” nga burime pranë Federatës Marokene të Futbollit ka mësuar se Brahim Diaz ka vendosur që ta përfaqësojë Marokun shkruan lajmi.net.
Ndryshimi i Kombëtares së lojtarit të Real Madrid tashmë është në rrugë të drejtë për t’u zgjidhur, në varësi të disa detajeve të vogla administrative.
24-vjeçari Diaz ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Spanjës, por që tek seniorët ka qenë vetëm rezervist.
Diaz ishte kampion nën 17 vjeç me Spanjën.
Ky lajm nuk është i mirë edhe për Realin ngase Diaz do të luaj në Kupën e Afrikës gjatë muajit janar. /Lajmi.net/