Lojtari i KF Sharrit, Driton Loku, nuk do të mund të luaj për një vit.
Ai është dënuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, pasi grushtoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes Sharri – Prizren në fundjavë.
“Lojtari i KF ‘Sharri’, Driton Loku nr fanelle 18 dhe nr ID 022971M03. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë, Sharri-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq ( grushtim ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 12 (dymbëdhjetë muaj ) moslojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në komunikatën e FFK-së. /Lajmi.net/