Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka qenë pjesë e konferencës për shtyp së bashku me Taulant Seferin në prag të sfidës me Moldavinë.
Megjithatë, gjatë deklaratës së tij, Mitaj ka qenë protagonist i një gafe, njofton gazeta shqiptare PanoramaSport.
Ai gjatë deklaratës ka thënë disa sharë në gjuhën angleze.
“Është krenari kjo thirrje nga Silvinjo, dhe presionin që kam ndjerë, lojtarët dhe trajneri më kanë ndihmuar që të largohet presioni. Më falni, më falni, sepse nuk flas shumë nëpër intervista. Më falni pak se nuk jam mësuar. Oh fucking hell”, deklaroi Mitaj teksa konferenca u ndërpre menjëherë.
Për të parë pamjet e këtij momenti klikoni KËTU./Lajmi.net/