Wednesday, 1. April 2026
Sport

Futbollisti kosovar realizon gol për Luganon në Superligën e Zvicrës

GS 03/09/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Shkëlqim Vladi e ka shënuar golin e dytë në Superligën e Zvicrës në futboll.

22-vjeçari të dielën realizoi në minutën e 96-të në humbjen 3:2 të Luganos nga Luzerni.

  

Ky duel i takoi xhiros së gjashtë të Superligës së Zvicrës.

Krahas Vladit, edhe Uran Bislimi dhe Albian Hajdari startuan te Lugano.

Denis Simani, Ismajl Beka e Ardon Jashari luajtën prej fillimit te Luzerni. U aktivizua edhe Kemal Ademi.

Luzerni është i treti me 11 pikë. Lugano renditet e pesta me nëntë.

 

  

  


Teilen: