Tuesday, 19. May 2026
Sport

Futbollisti në Holandë bie pa ndenja në fushë, dërgohet me urgjencë në spital

GS 29/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i NEC Nijmegen, Bas Dost, u rrëzua në fushë pa ndjenja  në fushë gjatë një ndeshje të Eredivisie në Holandë.

Pas disa minutash ndihmë, ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij, raportojnë mediat ndërkombëtare, shkuan lajmi.net.

Kjo ndodhi në ndeshjen mes AZ Alkmaar dhe NEC Nijmegen.

Gjegjësisht, në minutën e 90-të, kur sulmuesi i mysafirëve, Bas Dost, ka rënë në fushë dhe ka mbetur i shtrirë dhe i palëvizur.

Një nga lojtarët e AZ e vuri re menjëherë dhe vrapoi për të ndihmuar dhe gjyqtari kryesor e ndali lojën.

Shumë shpejt në fushë kanë qenë edhe pjesëtarët e shërbimeve mjekësore, të cilët menjëherë kanë nisur ta ndihmojnë futbollistin fatkeq. /Lajmi.net/

Teilen: