Friday, 3. April 2026
Sport

Futbollisti që luajtur për Hamburgun në Gjermani transferohet te Gjilani

GS 06/09/2023 1 Min. Lesezeit

Sport Club “Gjilani” ka bërë një goditje të madhe duke transferuar futbollistin e mirënjohur shqiptar.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se “kuqebardhët” kanë arritur marrëveshje me sulmuesin anësor, Valmir Nafiun, shkruan “Enigma”.

  

Lojtari 29-vjeçar së fundmi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Ai karrierë ka bërë edhe në shumë skuadra si Skënderbeu u Korçës, Renova.

Gjithashtu Nafiu ka luajtur edhe në Bundesligën gjermane me skuadrën e Hamburgut.

 

  

  


Teilen: