Monday, 13. April 2026
Sport

Futbollisti shqiptar ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e zhvilluar në Serbi

GS 05/10/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra serbe TSC Baçka Topola ka barazuar me shifrat 2:2 ndaj Olympiacosit të Greqisë të mërkurën mbrëma në kuadër të Ligës së Evropës.

  

Ekipi grek e përfundoi ndeshjen me 10 futbollistë në fushë pasi që Andreas Ndoj doli nga loja në minutën e 54-t duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq, shkruan lajmi.net.

Ndoj është 21-vjeçar dhe më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të Shqipërisë.

Pas ndeshjeve të dyta në Grupin A, West Ham ndodhet e para me gjashtë pikë, Freiburg ka tre pikë kurse Olympiacos dhe TSN nga një pikë. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: