Saturday, 23. May 2026
Sport

Futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës i vdes gjyshja

GS 11/10/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Torinos dhe Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka njoftuar në rrjetet sociale se ka ndërruar jetë gjyshja e tij.

  

Familjarë të futbollistit njoftojnë në rrjetet sociale se varrimi i të ndjerës Ajshe Vojvoda do të bëhet të enjten në varrezat e lagjes Vojvodë në Llaushë të Skenderajt, shkruan lajmi.net.

Vojvoda mungon për dy ndeshjet e radhës të muajit tetor ndaj Andorrës dhe Izraelit (kjo ndeshje sipas të gjitha gjasave do të shtyhet) për shkak të një lëndimi.

Mbrojtësi Vojvoda konsiderohet një ndër pikat e forta të reprezentacionin të Kosovës.

Ai në vitet e fundit ka treguar paraqitje të mira në Serie A me Torinon. /Lajmi.net/   

  

  


Teilen: