Kampionia e Shqipërisë, Tirana Futsal ka luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjen e parë në Grupin C të fazës para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2024/25.
Bardheblutë e nisën aventurën europiane me humbje, pasi u mposhtën me rezultatin 3-2 nga skuadra gjermane, Weilimdorf, sfidë që u luajt në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të kryeqytetit dhe u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Tirana do të luajë sot ndeshjen e dytë në grup përballë islandezëve të Ísbjörninn në orën 20:45. Edhe ky takim do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.