• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futsal EURO 2026, Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në edicionin kualifikues

10/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futsallit është gati për edicionin e ri kualifikues të Kampionatit Europian Futsal 2026. Kuqezinjtë ndodhen në Grupin 6 së bashku me Danimarkën, Armeninë e Kazakistanin dhe ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.

Më 13 dhjetor, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Kazakistanit në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të kryeqytetit. Ndeshja është programuar të fillojë në orën 19:00.

Më pas, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Danimarkës për transfertën e parë në këto kualifikuese. Ndeshja do të luhet më 18 dhjetor, në orën 18:00.

Dy ndeshjet e radhës për kuqezinjtë do të zhvillohen në shkurt 2025. Takimi Armeni–Shqipëri është planifikuar më 1 shkurt, në orën 14:00, në Jerevan. Katër ditë më vonë, më 5 shkurt, Shqipëria do të presë Armeninë në Tiranë. Kjo sfidë do të zhvillohet në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të kryeqytetit.

Më 7 mars, kuqezinjtë do të përballen në transfertë me Kazakistanin, ndërsa fushata kualifikuese për Shqipërinë do të mbyllet më 12 prill, kur Kombëtarja shqiptare e futsallit do të luajë kundër Danimarkës.

Kalendari i plotë i Shqipërisë në kualifikueset e Futsal EURO 2026

Shqipëri – Kazakistan 13.12.2024

Danimarkë – Shqipëri 18.12.2024

Armeni – Shqipëri 01.02.2025

Shqipëri – Armeni 05.02.2025

Kazakistan – Shqipëri 07.03.2025

Shqipëri – Danimarkë 12.04.2025

Next Post

Arteta vendos “veto”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.