Monday, 18. May 2026
Sport

Futsall/ Hidhet shorti i fazës “Final 4”, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste për titullin kampion

GS 18/05/2026 1 Min. Lesezeit

Shorti i fazës “Final 4” të Kampionatit Kombëtar të Futsallës u zhvillua sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste që do të luftojnë për titullin kampion të këtij edicioni.

Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, katër skuadrat do të marrin pjesë në fazën play-off, e cila do të zhvillohet sipas skemës “Final 4”, me ndeshje teke në fushë asnjëanëse.

Gjysmëfinalet e këtij edicioni do të jenë:

Vllaznia Futsal – Flamurtari Futsal
Tirana Futsal – Forcat e Armatosura Futsal

Të dyja sfidat gjysmëfinale do të zhvillohen më 31 maj 2026 në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 7 qershor 2026, po në të njëjtin impiant.

Në përfundim të kampionatit të rregullt, renditja u mbyll si më poshtë:

1. Vllaznia Futsal – 22 pikë
2. Tirana Futsal – 19 pikë
3. Flamurtari Futsal – 12 pikë
4. Forcat e Armatosura Futsal – 6 pikë

Skuadra fituese e titullit kampion do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Futsal Champions League.

Teilen: