Wednesday, 25. March 2026
Sport

Fyen shqiptarët, Buduçnosti dënohet

GS 17/08/2023 1 Min. Lesezeit

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, e ka gjobitur Buduçnostin e Podgoricës me gjithsej 2500 euro për përdorimin e mjeteve piroteknike nga tifozët e tyre  në ndeshjet kundër Mlladostit dhe skuadrës shqiptare Deçiqi të Tuzit.

Në derbin me skuadrën shqiptare, ndeshja u ndërpre për dhjetë minuta, për shkak së tifozët e Buduçnostit, “Varvara” brohoritën parulla nacionaliste dhe shoviniste: Shiptari.

Klubi i futbollit Buduçnosti dënohet me masë disiplinore tri ndeshja pa praninë e shikuesve. 

Nuk është hera e parë që këta tifozë shkaktojnë probleme dhe brohorasin me parulla nacionaliste.

Teilen: