• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fyerje raciste ndaj Vinicius, jepet dënimi historik! Një vit burg për 5 tifozët e Vajadolidit

22/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dje, një gjykatë spanjolle dënoi pesë tifozë të Vajadolidit me një vit burg me kusht për fyerje raciste kundër Vinicius në vitin 2022. Një dënim që në Spanjë dhe më gjerë konsiderohet historik për luftën kundër racizmit që e gjithë bota e futbollit ka ndërmarrë prej vitesh.Vinicius-protestPesë individët, mbështetës të klubit të Vajadolid, të akuzuar për fyerje të sulmuesit brazilian gjatë ndeshjes së La Liga-s më 30 dhjetor 2022, do të duhet të paguajnë gjoba që variojnë nga 1,080 deri në 1,620 euro dhe gjithashtu do të përjashtohen nga stadiumet për tre vjet.

Sipas La Ligës, ky është dënimi i parë kaq i ashpër për incidente të ngjashme që ndodhën në një stadium, pasi zyra e prokurorit i përshkroi faktet si një “krim urrejtjeje”, duke mbajtur si kriter rëndues “qëllimin për të poshtëruar” dhe “minuar dinjitetin e lojtarit” me motive “padyshim raciste”.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, komentoi për X: “Ky është një ndëshkim historik, rezultat i punës së La Ligës dhe angazhimit tonë për një futboll pa dhunë dhe diskriminim. Ne do të mbetemi të vendosur në këtë luftë.”

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko zbulon: PSG-ja na e kërkoi Yamalin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.