• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fyeu gjyqtarët, Gerard Piqué rrezikon deri në 12 ndeshje pezullim

25/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka hapur një procedurë disiplinore ndaj Gerard Piqué-së, pas sjelljeve të tij në fund të ndeshjes mes Andorrës dhe Mirandés. Sipas raportit të arbitrit De Ena Wolf, ish-mbrojtësi i Barcelonës, së bashku me drejtorin sportiv, Jaume Nogués, dhe menaxherin e ekipit, Carles Manso, kanë ofenduar rëndë arbitrat në tunelin e stadiumit, duke përdorur shprehje fyese si “hajdutë” dhe “bir i…”. Situata ka qenë aq e tensionuar, sa është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Aktualisht, procedura e hapur nuk nënkupton një dënim automatik, por synon të verifikojë faktet dhe të përcaktojë nëse duhet hapur një dosje e plotë disiplinore. Sipas nenit 99 të Kodit Disiplinor, fyerjet ndaj arbitrave mund të ndëshkohen me pezullim nga 4 deri në 12 ndeshje, ndërsa neni 100 parashikon të njëjtën masë për kërcënime ose sjellje intimidimi. Në rast se shkeljet konfirmohen, Piqué mund të përballet me sanksione të rënda që do të dëmtonin jo vetëm imazhin e tij, por edhe klubin që ai drejton.

Edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të Andorrës janë ndëshkuar. Magazineri Daniel Soriano mori dy ndeshje pezullim për protesta të tepërta nga stoli, ndërsa trajneri i portierëve, Daniel Ortiz, u paralajmërua për gjeste mosaprovimi ndaj gjyqtarit. RFEF do të vazhdojë hetimet për të vendosur nëse do të hapet një çështje disiplinore e plotë apo do të mbyllet rasti.

Next Post

Ronaldo e do Neymarin në Botërorin 2026: Nuk e kemi një lojtar tjetër si ai

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.