Sunday, 3. May 2026
Sport

Fylkrug: Kemi probleme, Zvicra perfekte në mbrojtje! Nagelsman: Mund të kishim pësuar edhe golin e dytë

GS 24/06/2024 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Borusia Dortmund tregoi edhe njëherë se është goleadori i Gjermanisë në këtë Kampionat Europian. Eksperienca e 31-vjeçarit dhe nuhatja e frikshme në gola i dha barazimin e vonuar “pancerave”, duke i siguruar vendin e parë në Grupin A. Pas ndeshjes ka folur vetë protagonisti, duke hedhur vështrimin mbi ndeshjen.

skysports-niclas-fullkrug-germany_6589344

FYLKRUG – “Të gjithë mesfushorët u përpoqën për të ndërtuar sa më shumë raste shënimi, por kundërshtari u mbrojt gati në perfeksion. Në momentin e parë kur mu dha mundësi për të goditur drejt portës nuk hezitova. Ishte një moment i bukur për ne si ekip dhe jam i lumtur që goli im na dha vendin e parë. Unë mendoj se kjo ndryshon situatën. Nëse doni të bëheni Kampionë të Europës, duhet të mposhtni skuadrat e mira. Ne ishim dominues, por patëm probleme me krijimin e shanseve”, tha sulmuesi.

NAGELSMAN – “E zgjuam stadiumin me golin e barazimit. Zvicra ishte e pakëndshme për të luajtur, ata ishin shumë agresivë. Ne në fakt u mbrojtëm mirë për periudha të gjata dhe pas 0-1 u përpoqëm shumë, rrezikuam shumë dhe e merituam të merrnim pikën në fund”, tha Jualiani.

KROS – “Jemi të lumtur që ia dolëm të merrnim barazimin. Ne treguam se besojmë në veten tonë deri në fund. Nuk mendoj se deficiti ishte i merituar në atë moment. Ishim në gaz për 90 minuta dhe u shpërblyem në fund”, pohoi mesfushori Kros.

GYNDOAN – “Ishte një ndeshje shumë e komplikuar për ne, zviceranët janë një ekip që nuk mund të nënvlerësohet. Kjo tregon se nuk bëhet më e lehtë. Bëmë shumë gabime të thjeshta dhe humbëm pak durimin në fund. Unë mendoj se ju duhen lojëra të tilla në një turne”, përfundoi kapiteni i Gjermanisë.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: