• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Fytyra skandaloze” – Ish-futbollisti i kombëtares kritikon lojtarët e Shqipërisë

05/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ervin Fakaj nuk është kursyer në kritikën e tij ndaj futbollistëve të Kombëtares shqiptare për paraqitjen që dhuruan në ndeshjen kundër Gjibraltarit. Sipas ish-mbrojtësit të Kombëtares, ata nuk vlerësuan ndeshjen ndaj këtij kundërshtari, por as fanellën që mbanin veshur.

“Nuk është me buton që sot ti shtyp butonin që nuk do luash dhe pas katër ditësh do luash. Mund të kritikojmë kë të duam sot, duke filluar nga trajneri dhe stafi e federata. Por mendoj se përgjegjësit kryesorë për ditën e sotme janë lojtarët.

Nuk mund të futesh ti, të veshësh fanellën e ekipit kombëtar, pavarësisht vështirësive, dhe të dalësh në këtë lloj performance. Është e pajustifikueshme në çdo lloj situate. Ne luajmë me njëri-tjetrin, edhe padel, dhe kemi tjetër temperament. Po të shihje fytyrat e lojtarëve sot, ishte skandaloze.

Po sikur sot të luanim kundër një ekipi më të madh me projektorë, kundër Serbisë, kundër Anglisë, ato fytyrat prapë ashtu do ishin? Pse duhet të jetë kundërshtari sesbën prestigjioz.. Ti në radhë të parë përfaqëson fanellën tënde, pastaj respekton kundërshtarin. Çdo kundërshtar merr respektin e duhur, nuk ka rëndësi nëse është Anglia, Serbia apo Gjibraltari”, tha Fakaj për “SuperSport” pas ndeshjes.

Next Post

Kosova sfidon Zvicrën, Foda dhe Muriqi optimistë për një rezultat pozitiv

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.