Vetëm Brentford (tre – Mbeumo, Uisa dhe Damsgard) ka më shumë mesfushorë të përfshirë në më shumë se 10 gola se Milani në pesë kampionatet më të mira të Europës në këtë sezon: dy (15 Kristian Pulisic 9G 6A, 12 Tizhani Reijnders 9G 3A).
Ky i fundit ka dhënë edhe disa deklarata pas suksesit të “Djallit” kundër Komos pasditen e së shtunës.
“Gabimi në qasjen e ndeshjes, është diçka nga e cila po vuajmë këtë sezon. Po bëjmë gabime individuale dhe kjo nuk mund të ndodhë kur luan te Milani. Energjia që dhanë tifozët, ishte vendimtare. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, siç e kemi thënë shumë herë këtë sezon”, deklaroi holandezi që u zgjodh edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në të njëjtën ndeshje për herë të parë në karrierën e tij në 10 kampionatet më të mira të Evropës. Përmirësimet e 26- vjeçarit janë në sytë e të gjithëve, por ai e ka një shpjegim.
“Gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën dhe të jem i rëndësishëm me gola dhe asiste. Ndaj Komos pata fat dhe i bëra të dyja. Duhet të përmirësohemi dhe bëmë një punë të mirë sot. Pas pushimit, duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi Reijnders.
Ndërkohë, pas të dielës që e kishte pushim, holandezi do t’i bashkohet sot kombëtares holandeze, në kuadër të ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve kundër Spanjës, e planifikuar për të enjten në 20:45.
PANORAMASPORT.AL