Gabriel Kulla ka dhuruar një paraqitje fantastike këtë të shtunë në Itali, duke realizuar dy gola në fitoren 3-0 të Sassuolos U20 ndaj Comos, në kampionatin Primavera 1.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut i suksesit të skuadrës së tij, duke vulosur një fitore të rëndësishme në transfertë.
Momenti më spektakolar i ndeshjes erdhi në minutën e 86-të, kur Kulla realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga mbi 50 metra, duke befasuar portierin kundërshtar me një goditje fantastike nga distanca.
Me këtë dopietë, 18-vjeçari konfirmon edhe një herë potencialin e tij dhe formën e shkëlqyer që po kalon.
Kulla është një nga talentet e futbollit shqiptar që po zhvillohet në Itali, ndërsa paraqitjet e tij me fanellën e Sassuolos po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje.
Një tjetër ditë e madhe për futbollistin shqiptar, i cili po punon për të fituar një vend edhe në ekipin e parë të Sassuolos.