Monday, 16. March 2026
Sport

Gafa e MLS, e prezanton Busquets me foton e Arbeloas

GS 17/07/2023 1 Min. Lesezeit

MLS bëri një gafë të turpshme kur konfirmoi ardhjen e Sergio Busquets në Inter Miami teksa ata postuan një foto të ish-bashkëlojtarit të tij në Spanjë, Alvaro Arbeloa.

Në vend që të postonte një foto të ish-lojtarit të Barcelonës, Busquets, llogaria zyrtare e MLS në Twitter postoi aksidentalisht një foto të Arbeloa duke puthur trofeun e Kupës së Botës në vitin 2010.

Postimi origjinal u fshi përfundimisht dhe u zëvendësua me një nga Busquets nga nata e lavdishme e Spanjës në Afrikën e Jugut. por natyrshëm, përdoruesit e mediave sociale nuk u shpëtoi ky incident.

Pas ish-bashkëlojtarit të Barcelonës Lionel Messi në Miami, Busquets është një nga lojtarët më të mëdhenj që ka bërë lëvizjen në MLS./Lajmi.net/

  


Teilen: