Gabim i pabesueshëm i klubit madrilen. Mjeku ka kryer ekzaminime në gjurin pa probleme të sulmuesit francez. Shkarkohet menjëherë përgjegjësi i shërbimit mjekësor, ndërsa lojtari garanton se është rikuperuar 100%.
Lajmi është vërtet sensacional. Në intrigën e dëmtimit në gju të Kylian Mbappe ka diçka vërtet groteske. Në Francë bëjnë me dije se në Madrid kanë diagnostikuar gjurin e gabuar të lojtarit, të djathin, ndërkohë që probleme kishte i majti.
Gjithçka e ka zbuluar për radion francize ‘Rmc’ gazetari Daniel Riolo. Lajmi ka bërë bujë, ndërsa në Spanjë janë shtangur, duke gjykuar se nuk mund të jetë e vërtetë. Por nuk është aspak shaka.
Mbappe në dhjetor ka pasur dhimbje në gjurin e majtë, që më pas u përkeqësua. Klubi i dërgoi analizat te një mjek i jashtëm, që tha se për gjurin e francezit nuk ka probleme serioze. Problemi në fakt ishte, sepse doktori ngatërroi gjurin dhe nuk dihet se si ka ndodhur kjo.
Real Madrid, i tronditur nga kjo ngjarje, ka ndryshuar përgjegjësin e shërbimit mjekësor, duke kthyer Niko Mihiç, doktorin që akuzoi publikisht Barcelonën për doping.
Klubi ndërkohë ka lejuar Mbappe të shkojë në Francë për një javë. Para ndeshjes me City, trajneri Arbeloa tha se Mbappe ishte gati, por me Francën nuk do të ishte. Tani zbulohet kjo histori absurde. Vetë sulmuesi ka pohuar se gjuri është në rregull.