Monday, 16. March 2026
Sport

Gafa epike e MLS-së! Prezanton Serxhio Buskets, por e ngatërron me foton ish-mbrojtësit të Spanjës

GS 17/07/2023 1 Min. Lesezeit

Liga amerikane, MLS ka bërë një gafë epike në prezantimin e një prej yjeve të rinj të kampionatit, pikërisht Serxhio Buskets.fdnmgb

Përmes një postimi në “Twitter”, MLS ka dashur të nderojë mesfushorin katalanas duke nxjerrë në pah të gjithë trofetë e fituar. Por fotoja e postuar nuk ishte e Buskets, por e Alvaro Arbeloas, ish-mbrojtësi i Real Madridit.

MLS tweeted a picture of Alvaro Arbeloa instead of Sergio Busquets when the midfielder joined Inter Miami on Sunday afternoon

Teksa e kuptuan gafën, administratori i faqes ka bërë një dozë autoironie: “Adminit i duhen syze të reja” është mbishkrimi i postimit tjetër, i cili tregon ngjashmërinë mes dy futbollistëve.

Në fund kanë postuar futbollistin e duhur me mbishkrimin: Gjithçka që ai bën është të fitojë. 🥇

PANORAMASPORT.AL

Teilen: