Përfaqësuesja e Norvegjisë është përballur me një kërkesë shumë të çuditshme nga agjencia kombëtare antidoping, e cila kërkonte të testonte futbollistët para fillimit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Në listën që iu dorëzua stafit të përfaqësues ishin edhe Jorgen Juve dhe Einar Gundersen.
Por këtu ka një problem, pasi të dy kanë shumë vite që kanë vdekur! Juve ka vdekur në vitin 1983, ndërsa Gundersen in 1962. Oskar Bob, një lojtar i ekipit përfaqësues, ishte gjithashtu në listë, edhe pse ai nuk është ftuar pasi është i dëmtuar.
Trajneri i përfaqësues së Norvegjisë, Stale Solbaken, e përjetoi situatën me shumë humor. “Ne kishim një vizitë nga antidopingu i Norvegjisë dje. Kur u lexuan emrat, ishim shumë të çuditur”, shpjegoi ai duke treguar se kishin telefonuar agjencinë antidoping duke e pyetur se mos po bëhej ndonjë kamera e fshehtë.
“Kështu pra Einar Gundersen dhe Jorgen Juve ishin thirrur. Është pak vonë për ta. Teste negative për të dy”, tha ai para mediave duke komentuar situatën e pazakontë që u konfirmua më pas edhe nga agjencia antidoping e cila pranoi se kishte pasur një ngatërresë në shkresën që ishte dërguar në Federatën Norvegjeze.
PANORAMASPORT.AL